Liverpooli pendohet për blerjen e bujshme

Liverpooli pendohet për blerjen e bujshme

15:42, 23/02/2025

Liverpool është penduar për transferimin e Darwin Nunez.

Klubi anglez ua ka ofruar sulmuesin dy klubeve të mëdha europiane, Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Deri tani, as Barcelona, as Atletico Madrid, nuk kanë shfaqur interes konkret për uruguaianin.

Darwin Nunez ende nuk e ka treguar potencialin e tij në “Anfield”.

Liverpooli po përpiqet ta shesë sa më shpejt, që të kompensojë humbjet e transferimit të tij të kushtueshëm të para një viti e gjysmë nga Benfica.

Klubi anglez ka paguar 75 milionë euro për blerjen e tij dhe sot ai kushton 40 milionë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco