Komo ka marrë fitoren e dytë radhazi në Serinë A, pas asaj në javën e shkuar kundër Fiorentinës.
Skuadra e Fabregas ka mposhtur me shifrat 2-1 Napolin.
Në minutën e 7-të, Amir Rrahmani shkaktoi autogol duke kaluar në epërsi Komon.
Festa nuk zgjati shumë pasi Raspadori riktheu baraspeshën në të 17-ën. Kështu u mbyll pjesa e parë.
Ndërsa në të dytën u shfaq supertalenti Asan Diao i cili realizoi një gol të bukur për Komon duke i dhënë dhe fitoren.
Pas këtij triumfi, skuadra e Fabregas ngjitet në vendin e 13-të me 28 pikë ndërsa Napoli humbet kreun dhe pozicionohet në vendin e 2-të me 56 pikë, 1 më pak se Interi kryesues.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: