Bayer Leverkusen mposhti Holstein Kiel me rezultatin 2-0 në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin ‘Holstein-Stadion’, në Kiel. Leverkusen shënoi dy gola të hershëm, duke siguruar tri pikë të rëndësishme.
Golin e parë për miqtë e realizoi Patrick Schick, në minutën e nëntë, ndërsa në fundin e pjesës së arë thelloi diferencën në 0-2 Adli.
Pavarësisht përpjekjeve të Kiel për t'u rikthyer në lojë, ata nuk arritën të shënojnë, dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të Leverkusen.
Me këtë fitore, ‘Aspirinat’ ngushtojnë në pesë pikë diferencën me Bayernin, por kryesuesit e Bundesligës kanë shansin të marrin tri pikë në këtë javë në ndeshjen e kësaj diele kundër Frankfurtit.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: