Enzo Alves Vieira, 15 vjeç, djal i legjendës braziliane Marcelo, i cili vetëm disa ditë më parë vendosi t’i japë fund karrierës së tij, do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit pasi ka firmosur një kontratë të re me “Los Blancos”, e vlefshme edhe për një sezon tjetër, pra deri në vitin 2027.
Ndryshe nga babai i tij, i cili ishte një mbrojtës i lindur, por me një shpirt ofensiv të jashtëzakonshëm dhe një teknikë që i solli shumë gola dhe asiste (38 gola dhe 83 asiste në 547 ndeshje me Real Madridin), Enzo luan si sulmues dhe shënon gola rregullisht.
Real Madridi ka shpresa të mëdha për të ardhmen e tij, pasi i riu ka treguar aftësi që mund ta ndihmojnë të vazhdojë historinë e bukur dhe të suksesshme që babai i tij e shkroi gjatë karrierës së tij të gjatë në ‘Santiago Bernabéu’.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: