Hidhet poshtë ankesa e Realit për dënimin e Belligham-it

Hidhet poshtë ankesa e Realit për dënimin e Belligham-it

16:52, 21/02/2025

Ankesa e paraqitur nga Real Madridi kundër pezullimit me dy ndeshje të Jude Bellingham, pas kartonit të kuq të marrë në sfidën ndaj Osasunës, është refuzuar nga Komisioni i Apelit.

‘Ylli’ anglez do të mungojë në ndeshjet kundër Girona-s dhe Real Betis-it, pasi "nuk është provuar në mënyrë të pakundërshtueshme që ai i ka thënë Munuera Monteros 'Fuck off' dhe jo 'Fuck you'".

‘Los Blancos’ kishin paraqitur si prova në apelin e tyre një fragment të një interviste të Cristiano Ronaldos dhe një pjesë nga emisioni El Chiringuito, por sipas Komisionit, këto i referohen thjesht interpretimit të një shprehjeje, çështje që "nuk duhet të jetë objekt debati nga ky Komision".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco