Zyrtare, Enea Kolici largohet nga skuadra kampione e Kosovës

Zyrtare, Enea Kolici largohet nga skuadra kampione e Kosovës

20:33, 20/02/2025

Enena Kolici largohet nga skuadra kampione e Kosovës, Ballkani. Klubi nga Suhareka nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar divorcin me portierin shqiptar ‘me marrëveshje të dyanshme’.

Kolici iu bashkua Ballkanit në verën e vitit 2023 dhe ka fituar një titull kampion dhe një Kupë të Kosovës me këtë skuadër.

Më herët, për tri sezone rresht, ka mbrojtur ngjyrat e Gjilanit, duke koleksionuar plot 100 ndeshje në elitën e futbollit kosovar.

Kujtojmë që Kolici spikati për tre vite rresht te Kukësi 2015-2018, duke fituar titullin kampion në Superiore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco