Problemet në mbrojtje për Juventusin nuk kanë të ndalur. Pas mungesave afatgjata të Bremer dhe Cabal, si dhe kohës së gjatë pa Cambiaso-n, përveç dëmtimit të fundit të Kalulu, tani edhe Renato Veiga rrezikon një ndalesë të gjatë.
"Renato Veiga, i cili doli nga fusha gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër PSV Eindhoven, iu nënshtrua sot pasdite kontrolleve diagnostikuese në J|Medical," thuhet në një njoftim të klubit bardhezi. "Eksaminimet treguan një dëmtim të tendinës në këmbën e djathtë. Koha e rikuperimit do të vlerësohet në varësi të simptomave."
Veiga u detyrua të linte fushën e ‘Philips Stadion’ që në minutën e 12-të të pjesës së parë, duke i lënë vendin Andrea Cambiaso-s, i cili sapo ishte rikthyer nga një dëmtim.
Juventusi nuk ka dhënë një kohë të saktë rikuperimi, duke theksuar se do të varet nga përparimi i gjendjes së lojtarit, por është e mundur që portugezi të mungojë për disa javë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: