Sherri i supozuar me trajnerin, reagon Pulisic: E papranueshme të dëgjosh këto gënjeshtra

Sherri i supozuar me trajnerin, reagon Pulisic: E papranueshme të dëgjosh këto gënjeshtra

16:19, 20/02/2025

“Nuk kam debatuar kurrë me Misterin dhe nuk kam kërkuar kurrë të largohem. Jam shumë i lumtur te Milani dhe dua të vazhdoj ta vesh këtë fanellë”, këto janë fjalët e postuara në llogarinë e Milan X nga Christian Pulisic, që hedh poshtë supozimet se ai ka debatuar me trajneri Sergio Conceicao pas ndeshjes Dinamo Zagreb - Milan. Tronditja ka qenë aq e madhe sa futbollisti të ketë kërkuar largimin nga Milani.

“Të lexosh këto gënjeshtra është e papranueshme, por ne të gjithë do të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar dhe të luftojmë së bashku në fushë, për klubin dhe për tifozët tanë”, përfundoi numri 11 i kuqezinjve.

Një tregues i mëtejshëm se si bota e Milanos nuk mund të gjejë paqe. Pas eliminimit thumbues nga Liga e Kampionëve nga Feyenoordi, kanë filluar gjyqet ndaj Theo Hernandez-it, personi kryesor përgjegjës për eliminimin me karton e kuq të marrë për simulim.

Kritikat nuk u kursyen as ndaj Conceicao-s, i cili nuk ishte bindës në drejtimin e skuadrës pas mbetjes daljes me karton të kuq të Theo-s.

Mbi të gjitha janë ngritur dyshime për zëvendësimin e Chris Pulisic, një prej drejtuesve teknikë dhe karizmatikë të dhomës së zhveshjes së kuqezinjve, i cili u largua nga fusha për të riun Davide Bartesaghi, i vetmi zëvendësues natyral i disponueshëm për Hernandez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco