Edhe pse Manchester City u eliminua shumë herët nga Champions League, trajneri Pep Guardiola nuk dorëzohet në lidhje me të ardhmen e tij.
Në një intervistë për “Movistar+”, Guardiola hodhi poshtë çdo dyshim për qëndrimin e tij te “citizens”, duke komentuar me vendosmëri: “Dua të vazhdoj te Manchester City. Po, nuk kam asnjë dyshim për këtë gjë!”.
Gjithsesi, ai pranoi se fillimisht skuadra e tij duhet të kualifikohet për në Champions sezonin tjetër: “Për të fituar Ligën e Kampionëve duhet së pari të kualifikohemi dhe më pas të kalojmë të gjithë procesin.
Ne kemi pasur fatin të marrim pjesë në këtë garë për shumë vite, ta fitojmë një herë dhe të arrijmë në finale. Këtë vit nuk ishim aq afër, do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha Guardiola.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: