Gjobë dhe nxirret në shitje në verë, kartoni i kuq e largon Theon Hernandezin nga Milani

Gjobë dhe nxirret në shitje në verë, kartoni i kuq e largon Theon Hernandezin nga Milani

15:50, 19/02/2025

Sezoni aktual duket se do të jetë i fundit për Theo Hernandez me fanellën e Milanit.

Prej kohësh përflitej për një largim të mundshëm, por kartoni i kuq ndaj Feyenoord, i ka dhënë fund të gjitha dilemave.

Ndëshkimi i francezit në Ligën e Kampioneve, i kushtoi kuqezinjve me eliminim, në një sfidë ku deri në minutën e 50-të po dominonin totalisht.

Sipas mediave italiane, klubi do të ndëshkojë me gjobë Theon për kartonin e kuq, por nuk mbyllet këtu.

Drejtuesit, të pakënaqur me paraqitjet e tij, kanë vendosur t’i tregojnë derën dhe në verë do të shitet.

Francezi ka kontratë deri në vitin 2026 dhe italianët nuk duan ta humbasin falas.

Do të jetë e vështirë për të gjetur një klub që paguan shifër të lartë për një lojtar që ka vetëm një vit të mbetur në kontratë.

Megjithatë puna ka nisur dhe synohet arritja e një marrëveshje për ta shitur sa më shpejt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco