Sot do të luhen katër sfidat e mbetura për fazën “play-off” në Champions.
Vetëm Dortmund-Sporting është i rezervuar për në orën 18:45, ndërsa tre takimet e tjera nisin në 21:00.
Supersfida e mbrëmjes është Real Madrid-Mançester City. Madrilenët kërkojnë të bëjnë detyrën pasi kanë fituar 2-3 në transfertë, ndërsa anglezët do të synojnë përmbysjen në “Bernabeu”.
Kualifikimi është i hapur për Juventusin, që në shtëpinë e tij mposhti PSV-në me rezultatin 2-1.
PSG, që do të luajë me Brest, mund të quhet i kualifikuar pas fitores 3-0.
E njëjta gjë dhe për Dortmundin kundër Sportingut të Lisbonës.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: