Nesër luhet  Real Madrid - Manchester City, Ancelotti përfshin në listë Alaba-n, është edhe Rudiger

Nesër luhet Real Madrid - Manchester City, Ancelotti përfshin në listë Alaba-n, është edhe Rudiger

18:44, 18/02/2025

Nesër (ora 21:00) vjen dita e gjykimit, ora e së vërtetës: një mes Real Madrid dhe Manchester City do të eliminohet nga Champions League, pa mundësinë për të vazhduar në Europa League.

Për ndeshjen e kthimit në ‘Santiago Bernabéu’, trajneri Carlo Ancelotti ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar kundër Cityzens.

Tekniku italian ka thirrur të gjithë lojtarët e ekipit të parë, me përjashtim të të dëmtuarve Carvajal dhe Militao. Kështu, Alaba, Rudiger dhe Lucas Vázquez janë përfshirë në listë.

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Rüdiger pritet të jetë titullar, ndërsa Alaba (i rikuperuar nga një dëmtim muskulor) dhe Vázquez kanë më pak gjasa për të luajtur.

Valverde, edhe pse ka disa shqetësime fizike, është i gatshëm dhe mund të luajë nga minuta e parë në rolin e mbrojtësit të djathtë. Tchouaméni pritet të largohet nga qendra e mbrojtjes dhe të rikthehet në mesfushë.

Lista e lojtarëve të grumbulluar nga Ancelotti

Portierë: Courtois, Lunin, Sergio Mestre.

Mbrojtës: Alaba, Lucas Vázquez, Vallejo, Fran García, Rüdiger, Mendy, Asencio.

Mesfushorë: Bellingham, Camavinga, Valverde, Modrić, Tchouaméni, Arda Güler, Ceballos.

Sulmues: Vini Jr., Mbappé, Rodrygo, Endrick, Brahim Diaz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco