E krahasojnë me CR7, talenti i ri portugez i ofrohet Realit

E krahasojnë me CR7, talenti i ri portugez i ofrohet Realit

16:33, 18/02/2025

Menaxheri i njohur portugez, Jorge Mendes, i ka ofruar Real Madridit mundësinë për të nënshkruar me talentin portugez 17-vjeçar, Rodrigo Mora, i cili është krahasuar me Cristiano Ronaldon.

“Sipas Real Madrid Confidencial”, menaxheri i ka vendosur në tavoinë presidentit Perez emrin e Rodrigo Mora-s.

“Los Blancos” e kanë kthyer fokusin e projektit të tyre sportiv drejt talentëve të rinj që mund të përshtaten në ekipin e tyre të parë për një afat të gjatë dhe Mora besohet se i përshtatet projektit.

Sulmuesi 17-vjeçar i krahut, i cili luan për Porton, hyri në ekipin e parë në vitin 2024, ndërsa u thirr edhe në skuadrën U-21 të Portugalisë. Pavarësisht moshës së tij të re, ai ka shpërthyer mes profesionistëve, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë tri asiste në 13 ndeshje të kampionatit portugez.

Mora mund të jetë në prag të një thirrjeje në ekipin kombëtar të Portugalisë, përpara Kupës së Botës 2026, ku ai mund të luajë përkrah Cristiano Ronaldo-s.

Ai vlerësohet në rreth 10 milionë euro, duke e bërë atë një opsion të përballueshëm për Real Madridin për të nënshkruar në kohën e duhur.

Kontrata e Moras me Porton skadon në vitin 2027, duke i dhënë gjigantëve portugezë një avantazh në negociatat me Madridin. Megjithatë, menaxheri i 17-vjeçarit ka një marrëdhënie të mirë me drejtuesit e ‘Los Blancos’, gjë që mund të ndihmojë në lehtësimin e bisedimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco