Messi nuk do të luante për shkak të moti ekstrem, shtyhet ndeshja e Championsit të CONCACAF-it

Messi nuk do të luante për shkak të moti ekstrem, shtyhet ndeshja e Championsit të CONCACAF-it

21:20, 17/02/2025

CONCACAF njoftoi sot se ndeshja e parë e serisë midis Sporting Kansas City dhe Inter Miami-t, në raundin e parë të CONCACAF Champions Cup 2025 është riprogramuar për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, të cilat pritet të ndikojnë në zonën metropolitane të Kansas City-t gjatë 24 orëve të ardhshme, duke përfshirë një akumulim të konsiderueshëm dëbore.

Ndeshja në ‘Children's Mercy Park’, e planifikuar fillimisht për 18 shkurt, do të zhvillohet një ditë më pas, pra të mërkurën, më 19 shkurt.

Vendimi për të shtyrë ndeshjen u mor për të vënë në plan të parë sigurinë e lojtarëve dhe tifozëve, në koordinim të ngushtë me të dy klubet pjesëmarrëse dhe autoritetet lokale.

Në zonën e Kansas City po regjistrohen temperatura ekstreme, duke arritur deri në -15 gradë Celsius, si dhe reshje të mëdha dëbore.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco