U dëmtua në ndeshjen e parë kundër Milanit, mesfushori i Feyenoord-it humb sezonin

U dëmtua në ndeshjen e parë kundër Milanit, mesfushori i Feyenoord-it humb sezonin

19:47, 17/02/2025

Lajme të këqija për Feyenoord-in, i cili do të duhet të bëjë pa Quinten Timber për pjesën tjetër të sezonit. Lojtari ka pësuar një dëmtim të ligamentit kolateral të jashtëm të gjurit dhe do të qëndrojë jashtë për disa muaj. Kapiteni i Feyenoord-it është operuar tashmë dhe nuk do të kthehet në fushë për pjesën tjetër të sezonit.

Timber u dëmtua në gjurin e majtë gjatë ndeshjes në shtëpi kundër Milanit, të mërkurën e kaluar, në ‘De Kuip’. Mesfushori ra në mënyrë të pafat në fushë me gjurin e tejzgjatur, duke pësuar një goditje të fortë në kupën e gjurit.

Pavarësisht se fillimisht dukej se ishte në gjendje të vazhdonte të luante, Timber u detyrua të braktiste fushën më herët. Kontrolli mjekësor zbuloi nevojën për një ndërhyrje kirurgjikale për të siguruar një rikuperim të duhur dhe sa më të shpejtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco