Maqedonia e Veriut, ftesë lojtarit që përfaqësoi Shqipërinë U-21

Maqedonia e Veriut, ftesë lojtarit që përfaqësoi Shqipërinë U-21

17:41, 17/02/2025

Ka luajtur me përfaqësuese te moshave të Maqedonisë së Veriut dhe me Shpresat e Shqipërisë dhe tani duket se do të bëjë prapaktheu. Arda Kurtulan është ftuar nga Maqedonia e Veriut, për të qenë pjesë e kualifikueseve të Botërorit. Kjo është prapaskena e zbuluar në Turqi për lojtarin e talentuar, që deri në vitin e kaluar dha kontributin e tij te kuqezinjtë U-21.

Kurtulan është pjesë e Adana Demirspor në Turqi. Gjatë këtij sezoni ka asituar katër gola në Superligë, ndërsa ka shënuar një tjetër në Kupë.

Forma e lojtarit, që aktualisht po aktivizohet si mbrojtës i djathtë, ka tërhequr vëmendjen e përfaqësueses maqedonase që njeh kualitetin e 22-vjeçarit nga moshat.

Ftesa nga trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, endë nuk ka shkuar për Kurtulan, kështu që gjithçka mbetet e hapur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco