Barcelona po planifikon skuadrën për sezonin e ardhshëm, në fokus sulmuesi i Premier League-s

Barcelona po planifikon skuadrën për sezonin e ardhshëm, në fokus sulmuesi i Premier League-s

17:32, 17/02/2025

Barcelona po harton planet për sezonin e ardhshëm pa nxitim dhe pa vendime përfundimtare. Në një intervistë të fundit për ‘SPORT’, drejtori sportiv i ‘katalanasve’, Deco, sqaroi se klubi, nëse do të afrojë një përforcim sulmues, po kërkon një sulmues anësor të majtë me nuhatje të mirë për golin.

Sipas ‘SPORT’, Barça ka kontaktuar me përfaqësuesit e Alexander Isak në fund të vitit 2024. Megjithatë, transferimi i tij duket më i vështirë krahasuar me atë të Luis Díaz, i cili ka një kontratë me Liverpool-in që skadon më shpejt dhe ka shprehur një dëshirë të madhe për të veshur fanellën ‘blaugrana’.

Isak, profili i preferuar, por shumë i kushtueshëm

Barcelona e pëlqen shumë profilin e Isak, pasi suedezi, edhe pse është një sulmues qendror, mund të luajë edhe në krahun e majtë duke shfrytëzuar shpejtësinë e tij për të sulmuar hapësirat. Problemi kryesor është çmimi: Neëcastle kërkon mbi 100 milionë euro, një shumë aktualisht e paarritshme për Barcelonën, përveçse nëse ndodh një shitje e rëndësishme gjatë verës.

Gara e fortë për Isak dhe ndikimi në operacionin Díaz

Barcelona nuk është e vetmja skuadër e interesuar për Isak. Liverpooli, Arsenali dhe Chelsea po monitorojnë gjithashtu sulmuesin, i cili këtë sezon ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 5 asistime në 29 ndeshje. Neëcastle mund të jetë i gatshëm ta shesë, por vetëm për një ofertë të lartë.

Një faktor tjetër që mund ta komplikojë transferimin e Isak është kualifikimi i mundshëm i Neëcastle në Champions League. Nëse kjo ndodh, anglezët mund të preferojnë ta mbajnë lojtarin për të forcuar ekipin e tyre në garën evropiane.

Nga ana tjetër, nëse Liverpool e transferon Isak, Barcelona mund të ketë rrugën e hapur për Luis Díaz, duke e bërë transferimin e tij më të mundshëm. Laporta dhe drejtuesit ‘blaugrana’ janë të vetëdijshëm se është e vështirë të blesh lojtarë nga Premier League për shkak të kostove të larta, por shpresojnë se marka "Barcelona" do të jetë një faktor vendimtar për të bindur lojtarët, edhe me paga më të ulëta, siç ndodhi më parë me Raphinha-n.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco