Messi pritet të mungojë në ndeshjen e Championsit të CONCACAF-it për një arsye të veçantë

Messi pritet të mungojë në ndeshjen e Championsit të CONCACAF-it për një arsye të veçantë

16:57, 17/02/2025

Lionel Messi mund të mungojë në ndeshjen e Inter Miami-t kundër Sporting Kansas City, në Ligën e Kampionëve të CONCACAF.

Gjithçka tregon se ndeshja do të zhvillohet, pavarësisht parashikimeve për temperatura që mund të arrijnë deri në -15°C, por kjo mund ta lërë Messin jashtë fushës.

"Burime më kanë thënë se Messi nuk dëshiron të luajë në të ftohtë. Ende nuk është e sigurt nëse do ta bëjë apo jo, por ekziston mundësia që ai të mos debutojë në Ligën e Kampionëve të CONCACAF=it," tha gazetari Franco Panizo.

Disa parashikime madje tregojnë se gjatë natës së ndeshjes, temperatura mund të zbresë deri në -24°C.

Luis Suárez, ish-shoku i tij te Barcelona dhe tani tek Inter Miami, ka treguar më parë se Messi nuk e pëlqen të luajë në të ftohtë.

"Flasim çdo ditë, përpiqemi të mos krijojmë pritshmëri të larta sepse jemi lojtarë dhe e dimë si të veprojmë në këto momente. Bisedojmë për ndeshjet, për familjen. Më ka thënë se vuan shumë kur luan në të ftohtë dhe në borë. Do t’i duhet të mësohet me të ftohtin atje, pa dyshim," – ka thënë uruguaiani më herët.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco