Neuer e pranon: Ishim me fat ndaj Leverkusenit, na vendosën nën presion

Neuer e pranon: Ishim me fat ndaj Leverkusenit, na vendosën nën presion

15:29, 17/02/2025

Bajer Leverkusen u përballë me Bayern Mynih në “BayArena”. Ky takim u parashikua si vendimtar për fatet e sezonit në këtë edicion të Bundesligës.

Ndonëse kampionët në fuqi këmbëngulën me raste të rrezikshme para portës së Manuel Neuer, nuk arritën të shënonin në katërkëndëshin e bavarezëve (0-0)

Manuel Neuer ishte i lumtur që mori një pikë nga ndeshja e së shtunës në “BayArena”.

“Ne jemi të kënaqur me rezultatin. Ne nuk krijuam shumë vetë. Leverkusen pati një ditë të mirë. Ata na vunë nën presion dhe ishte e vështirë për ne të gjendeshim në pozicion”, tha Neuer në një intervistë për “Sky”.

“Por në fund shkojmë në shtëpi me një pikë. Ndoshta ishte pak fat, por kjo është ajo që vjen në fund. E rëndësishme që nuk e humbëm këtë ndeshje”, tha kapiteni i Bayernit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco