Milani rrezikoi të humbiste Strahinja Pavloviçin në orët e fundit të merkatos së janarit.
Pas ofertës nga Fenerbahçe, që propozoi huazim me të drejtë shlyerje në 18 milionë euro, klubi kuqezi thuhet se ka marrë një ofertë prej 28 milionë eurosh nga Cristal Palace.
Siç raporton “SKY”, Zlatan Ibrahimoviç dhe trajneri Konseisao nuk ishin të bindur nga oferta, prandaj edhe gjithçka u ndal.
Vetë serbi nuk ka dashur të komentojë këtë thashetheme, teksa në lidhje me ndeshjen kundër Fejnordit ka deklaruar: “Ndeshje e vështirë, nuk luajtëm mirë në 20 minutat e para dhe patëm fatin e keq që pësuam gol. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë, por nuk arritëm të shënonim”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: