Nga Armand Maho
Duhet të ketë qenë fundi i maji i vitit 2005. Në 3 korrik ishin parashikuar ët mbaheshin zgjedhjet parlamentare, dhe partitë politikë de fakto kishin filluar fushatën. Atë mot, Partia Demokratike, kishte pajtuar një kompani PR, shumë pranë Republikanëve të Presidentit Bush që quhet Barbour Grifith and Rogers, ose BG&R. Kompania ishte themeluar nga dy ish ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë gjatë presidencës Reagan, Edy Rogers dhe Hailey Barbour dhe më pas iu shtua si ortak dhe Lenny Grifith që u emërua dhe drejtori ekzekutiv i saj. Në vitin 2001, kompania shumë afër presidentit Bush u shpall si kompania më e fuqishme e lobimit. Prezantimi i saj përkrah të djathtës u bë në mars në një konferencë të përbashkët mes zotit Grifith dhe ish kreut të opozitës Sali Berisha.
Mediat e majta prej ditës së prezantimit kishin kaluar në një sulm të paprecedent ndaj kompanisë. Revanshin e udhëhiqte shtypi zyrtar i PS-së “Zëri i Popullit” që asokohe drejtohej nga Erion Braçe, por dhe gazeta të tjera si fjala vjen Shekulli, Gazeta Shqiptare nën hyqmin e Karlo Bolinos apo dhe TV si Top-Channel nuk binin më poshtë. Gjithmonë kërkohej të dihej shuma e kontratës dhe nxorën 1000 të paqëna për kompaninë, ku target si tani ishte dhe shuma që ajo do merrte nga Partia Demokratike. Këtyre sulmeve i ishin bashkuar në deklarata publike jo pak eksponentë të së majtës, të cilët kërkonin me ngulm shifrën e kontratës e cila u bë publike nga vetë zoti Berisha në atë kohë dhe nuk e kalonte shifrën e 500 mijë dollarëve.
Një burim më kishte bërë të ditur se më parë kompanisë i ishte ofruar vetë PS, e cila kishte ofruar më shumë se katër fish-in e asaj që do i jepte PD-ja kompanisë, ose 2.2 milionë dollarë. Ishte një informacion që s’mund ta konfirmoja përveç se me drejtuesit e kompanisë. Në konferencën e atij fund maji, kishte ardhur në Shqipëri vetë presidenti i kompanisë Ed Rogers, dhe përkrah tij ishte zoti Berisha dhe zoti Lenny Grifith. Këtij të fundit ju drejtova në lidhje me informacionin që kisha, madje dhe për shumën e saktë .
Me qëllim të shmangies së ndonjë situate të vështirë për mikun e tij amerikan zoti Berisha, pa u përgjigjur ende zoti Grifith do më drejtohej dhe do më thoshte që “mos bëja pyetje të karakterit teknik” por ishte vetë zoti Grifith që kërkoi t’i përgjigjej pyetjes sime “Unë nuk e di se si keni mundur ta siguroni këtë informacion dhe ju përgëzoj, pasi ka qenë informacion shumë i rezervuar. Po është e vërtetë ajo që thoni, jemi kontaktuar nga eksponentë të lartë të PS-së dhe shuma është pikërisht ajo që thoni. Por nuk e pranuam për dy arsye. E para, ne nuk ofrojmë shërbimin tonë për parti humbëse në zgjedhje dhe e dyta është dhe çështje ideologjike. Ne jemi kompani që mbështesim kryesisht partitë konservatore”. Pas kësaj përgjigje dolën dhe emrat të dërguarve nga ana e PS, ata ishin Anastas Angjeli atë kohë Ministër i Ekonomisë dhe Gramoz Ruçi Sekretar i Përgjithshëm.
Ky episod më erdhi në mendje kur dëgjova Kryeministrin që në dalldinë e tij të “sy më sy”, sulmoi zotin Chris La Civita, Këshilltar i Lartë i fushatës së suksesshme të Presidentit Trump. Kreu i opozitës, Sali Berisha e deklaroi dhe në emisionin “Opinion” se Rama ka bërë gjithçka për të marrë zotin La Civita, si mbështetje për partinë e tij në zgjedhjet e 11 majit, por kërkesa i është refuzuar nga arkitektët e fushatës së Trump.
Pra duket se kemi të bëjmë me një “Deja Vu” të asaj çka ndodhi në vitin 2005. Rama duket qartazi se është në një moment të vështirë në vigjilje të këtyre zgjedhjeve.
Që të merrte simpatinë e Administratës duket se nuk ka mjaftuar as heqja e fotove nga rrjetet sociale me Alex Soros dhe as ofertat që kërkon t’i bëjë Jared Kushner me Sazanin, dhe as burgosja e Erion Vealiajt që ‘undergound’ kërkon t’ia shesë administratës së atjeshme si “luftë kundër soroistëve në Shqipëri” dhe as zhdukja nga fjalori i fjalës “non grata”, që ishte fjalia e parë refrenit kundër zotit Berisha.
Shfazimi i tij për refuzimin e që i bënë strategët e Trump kulmoi në mëngjesin e së mërkurës kur do të shprehej se “Berisha ka marrë atë të Trump” dhe në zhargonin shqiptar në e dimë farë mirë se çfarë nënkupton kjo shprehje.
Duket qartazi se Rama po përdoret si target i parë nga administrata për këputjen e lidhjeve të miliarderit Geroge Soros në Evropë. Në fakt, kryeministri shqiptar ishte dhe mbetet modeli më flagrant se si spekulanti miliarder i përdor kukullat e tij kudo në botë.
Milionat e taksapaguesve amerikanë me firmën e USAID dhe me miratimin e Ramës kaluan për njerëzit e tij në Shqipëri. A nuk ishte rroga 1 milionë eurosh e Delina Fico-s një shembull i qartë për këtë?
Administrata Trump, në ndryshim me administratën Biden, nuk mund të bëjë të dy sytë qorr për precedentin e rrezikshëm të korruptimit të ish Drejtorit të FBI kundër terrorizimit, Charles McGonigal nga Kryeministri i një vendi anëtar të NATO. Një veprim që do e kishin zili dhe shërbimet sekrete ruse apo të të gjitha vendeve të tjera që janë në armiqësi me Amerikën.
Administrata Trump s’mund të çojë strategët e saj për të ndihmuar një njeri që e ka kthyer vendin e tij në lavatriçen e pastrimit të parave, me anë të ndërtimeve cep më cep të cilëve s’u dihet origjina apo dhe koncensionet që i jep “fap-fap”
E pra, për të gjitha këto dhe ato të tjerat që ne nuk i dimë duket se Rama në këto momente është i refuzuari i madh.
Por ajo çka është më e rëndësishme dhe rezultat i 12 viteve të keq-qeverisjes së tij, do jetë pikërisht “ai i shqiptarëve” që do i rezervohet në zgjedhjet e 11 majit!
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: