Plani i Neymar-it: gjashtë muaj te Santosi, rikthim në Europë dhe pjesëmarrje në Botëror

Plani i Neymar-it: gjashtë muaj te Santosi, rikthim në Europë dhe pjesëmarrje në Botëror

15:20, 14/02/2025

Në moshën 33-vjeçare, Neymar është rikthyer te Santos pas eksperiencës së tij te Al-Hilal në Arabinë Saudite, e cila u ndërpre nga një dëmtim i rëndë që e mbajti jashtë fushave për disa muaj. Pikërisht në momentin kur po përpiqej të rifitonte formën e tij më të mirë, kontrata me klubin saudit përfundoi dhe kështu O Ney u rikthye në Brazil.

Muajt e fundit kanë qenë vendimtarë për sulmuesin, i cili synon të ringjallë karrierën e tij dhe të rikthehet në kombëtaren braziliane. Me Kupën e Botës 2026 në horizont, kjo mund të jetë mundësia e fundit e madhe për Neymar, i cili deri tani ka fituar vetëm një medalje të artë olimpike me fanellën e ‘Seleção-s”.

Rikthimi në Europë dhe ëndrra “Barcelona”

Neymar ka një plan dhe një ëndërr. Sipas raportimeve nga ‘La Ser’, ai synon të rikuperojë formën më të mirë për t'u rikthyer në Europë këtë verë, me dëshirën për të veshur sërish fanellën e Barcelonës. Braziliani dëshiron të rikthehet në futbollin europian dhe të garojë në kampionatet më të mira të botës, por fillimisht duhet të bindë klubet e mëdha se ia vlen ende të investojnë tek ai.

Mes destinacioneve të mundshme, Barcelona është zgjedhja e tij e parë dhe e padiskutueshme. Kj është së fundmi ëndrra e Neymar-it, të kthehet aty ku gjithçka filloi dhe të përjetojë "Valle e Fundit" me ‘blaugranat’.

Vetë Neymar ka pranuar se ka nevojë për kohë për të rifituar formën e tij më të mirë, pas dëmtimeve të shumta që ka kaluar vitet e fundit. Megjithëse është rikthyer në fushë me Santos dhe ka luajtur tri ndeshje, ai ende nuk ka arritur të shfaqë talentin e tij të zakonshëm apo të bëjë diferencën për një skuadër që po kalon vështirësi, edhe pse herë pas here ka dhuruar disa momente magjie. Do t'i duhet kohë, por plani i tij është i qartë: rikthimi në Europë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco