Këtë mëngjes ka ndërruar jetë Lorenzo, një djalë i vogël francez që vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Ai ishte diagnostikuar me gliomë, një lloj kanceri në pjesën e pasme të trurit.
Një ëndërr e bërë realitet falë Kylian Mbappé
Historia e tij u bë e njohur disa javë më parë kur u zbulua se dëshira e tij e fundit ishte të takonte Kylian Mbappé-në. Lajmi mbërriti te sulmuesi i Real Madridit, i cili nuk vonoi të vepronte: ai vuri në dispozicion avionin e tij privat, duke e sjellë Lorenzon për të parë një ndeshje të Real Madridit në ‘Santiago Bernabéu’ dhe për të takuar personalisht atë dhe gjithë ekipin.
Lorenzo pati mundësinë të përjetonte një moment të paharrueshëm, duke bërë foto dhe duke qëndruar pranë ‘yjeve’ të Real Madridit. Mbappé, i prekur nga kjo eksperiencë, tha:
"Në jetë ka gjëra më të rëndësishme se futbolli. Ishte një moment i pabesueshëm për të dhe jam shumë i lumtur që e përjetoi."
Një mesazh prekës për lamtumirë
Mëngjesin e sotëm, Julian Gerondi, një nga personat që ndihmoi në realizimin e këtij takimi, njoftoi lajmin e hidhur me një postim prekës në Instagram, ku ndau një fotografi dhe një mesazh të shkurtër, por emocional:
"Përgjithmonë ti. Do të më mungosh, ylli im."

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: