Ish-mesfushori i Milanit, Zvonimir Boban, aktualisht komentator në Sky Sports, ka analizuar humbjen e kuqezinjve 1-0 ndaj Feyenoordit, në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it të UEFA Champions League.
Një nga lojtarët më të kritikuar ishte Rafael Leão:
"Leão është i parregullt, ngatërrohet me çështjet taktike. Të gjithë njohim pikat e tij të forta dhe të dobëta. Nëse i kërkojmë të mbrojë, ai humbet dhe lodhet në ndjekjen e kundërshtarëve."
Leão, i cili u zëvendësua në minutën e 83-të, pas ndeshjes bëri një autokritikë në aspektin kolektiv, duke pranuar se ekipi i Sérgio Conceição-s nuk e pati të njëjtën grintë dhe agresivitet si skuadra holandeze.
Boban shtoi gjithashtu:
"Milani ka nevojë për një lojtar më shumë në mesfushë."
Ndeshja e kthimit, ku Milan do të presë Feyenoord, është planifikuar të luhet të martën.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: