Odise Roshi, tashmë i tërhequr nga Kombëtarja, vazhdon të ketë një karrierë të suksesshme në futboll. 33-vjeçari po kalon një formë mjaft të mirë me Erzurumsporin në Turqi. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare shënoi sot me kokë kundër ekipit Genclerbirligi, me miqtë që fituan 1-2.
Goli i Roshit pati vlerë për barazimin e përkohshëhëm, kur luhej minuta e 34-t. Pasi dërgoi topin në rrjetë, Roshi festoi si Ronaldo.
Ky gol erdhi pas ‘tripletës’ në ndeshjen e kaluar. Roshi tashmë ndodhet në kuotën e 7 golave në Ligën e Parë turke. Vlen për t’u theksuar se është golashënuesi i dytë më i mirë për Erzurumsporin, teksa ka asituar dhe 4 gola në kampionat.
Dhe pse sot pësoi disfatë, skuadra e Roshit mban vendin e tretë dhe vazhdon të shpresojë te ngjitja në Superligën turke.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: