Tirana e ‘plagosur’ pas derbit, kthen ‘sytë’ nga të rinjtë. Kapiteni i U-21 ‘ngroh’ Shkëmbin

Tirana e ‘plagosur’ pas derbit, kthen ‘sytë’ nga të rinjtë. Kapiteni i U-21 ‘ngroh’ Shkëmbin

19:06, 11/02/2025

Mungesat e shumta te Tirana kanë bërë me dhimbje koke trajnerin Bledi Shkëmbi, në prag të sfidës për mbijetesë ndaj Skënderbeut.

Zgjidhjen tekniku është i detyruar ta bëjë brenda kampit, ku sytë janë kthyer nga të rinjtë.

Reparti që çalon edhe më shumë për shkak të disa mungesave është mbrojtja.

Mungesës së Henry Markut i bashkohen edhe Gledi Mici, Përgjoni dhe Gjumsi, që po për shkak kartonësh do t’i mungojnë Shkëmbit ndaj Skënderbeut, duke kaluar repartin e mbrojtjes në emergjencë.

Dhe të kushtëzuar nga kjo situatë alarmi, stafi tiranas ka gjetur ‘ngushëllim’ tek të rinjtë.

Dje dhe sot stafi i teknikut Shkëmbi kanë qenë të pranishëm në seancat stërvitore të të rinjve U-19 dhe U-21.

Një nga lojtarët që ka spikatur më shumë tek të rinjtë këto muajt e fundit është kapiteni i të rinjve U-21, Leonel Qoshku.

Qendërmbrojtësi nga Librazhdi është pjesë e akademisë bardheblu prej disa sezonesh dhe shihet si zëvendësuesi ideal i Markut në qendër të mbrojtjes.

Image

Për kapitenin 19-vjeçar, ka dhënë OK edhe trajneri i tij Gentian Muça, që e ka në organikë prej disa sezonesh.

Pa diskutim që Tirana do të vuajë goxha mungesat e lojtarëve të saj kryesorë, aq më tepër në këtë moment kaq delikat të kampionatit, por puna e bërë nga akademia me teknikun Gent Muça, jep garanci për zëvendësime dinjitoze.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco