Ançeloti vazhdon traditën, publikon formacionin e Realit 2 orë e gjysmë para sfidës me Cityn

Ançeloti vazhdon traditën, publikon formacionin e Realit 2 orë e gjysmë para sfidës me Cityn

18:56, 11/02/2025

Manchester City dhe Real Madridi përballen sot në një ndeshje të pazakontë për të dy skuadrat, pasi do të jenë në play-off të Ligës së Kampioneve për një vend mes 16 ekipeve më të mira, në një duel që shumë mirë mund të ishte një finale.

Kjo është padyshim kryendeshja e kësaj faze të turneut  e cila është kthyer në një klasike pasi palët janë ndeshur vazhdimisht njëra me tjetrën në 4 edicionet e fundit.

Karlo Ançeloti nuk i trembet aspak një sfide të tillë dhe nuk ka ruajtur sekrete për Pep Guardiolën.

Si zakonisht, ai ka publikuar shumë herët, që në orën 18:30 formacionin e skuadrës së tij, për ndeshjen e cila nis në orën 21:00.

Formacioni i Realit

Kurtua; Valverde, Tçuameni, Asensio, Mendi; Sebajos, Kamavinga; Rodrigo, Bellingam, Vinicius; Mbape

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco