Formacioni ideal i Dani Olmo-s\ Cilësia në maksimum me legjenda si Maradona, Messi, Cruyff dhe Ronaldinho

Formacioni ideal i Dani Olmo-s\ Cilësia në maksimum me legjenda si Maradona, Messi, Cruyff dhe Ronaldinho

15:34, 11/02/2025

Talenti spanjoll, Dani Olmo, ka ndarë me tifozët e tij, përmes kanaleve zyrtare të Barcelona-s, formacionin e tij ideal të të gjitha kohërave për klubin ‘blaugrana’. Një skuadër e mbushur me ‘yje’, që nderon legjendat e Barcelonës, edhe pse është dukshëm e prirur për të sulmuar. Olmo ka zgjedhur një skemë 3-4-3, plot cilësi dhe kreativitet:

Portier: Víctor Valdés, një nga shtyllat kryesore të Barcelonës më ikonike.

Mbrojtja: Carles Puyol, lider karizmatik dhe mbrojtës i palëkundur; Ronald Koeman, simbol i fuqisë dhe qëndrueshmërisë; Jordi Alba, mbrojtës i majtë modern, që kombinon fazën mbrojtëse me atë sulmuese.

Mesfusha: Sergio Busquets, Xavi Hernández dhe Andrés Iniesta, një treshe legjendare, që bëri histori me Barcelonën dhe Spanjën. Në të majtë të mesfushës vendoset Diego Armando Maradona, gjeniu argjentinas dhe ikonë botërore, i cili veshi fanellën blaugrana nga 1982 deri në 1984, me 58 paraqitje dhe 38 gola.

Sulmi: Johan Cruyff, legjendë holandeze dhe simbol i "futbollit total"; Ronaldinho, magjistari brazilian që mahniti botën me lojën e tij spektakolare; dhe Lionel Messi, për shumë njerëz lojtari më i madh i të gjitha kohërave, veçanërisht për tifozët e Barcelonës.

Një formacion jashtëzakonisht sulmues, por që do të ishte thuajse e pamundur t’i merrje topin!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco