Manchester City është gati të heqë dorë nga Andrea Cambiaso. Kështu shkruan portali ‘CaughtOffside’, sipas të cilit mbrojtësi i majtë i lindur në vitin 2000, që luan për Juventusin dhe kombëtaren italiane, mund të mos jetë më në planet e trajnerit Guardiola për merkaton e verës.
Sipas thashethemeve që vijnë nga Anglia, Citizens janë të gatshëm të shpenzojnë plot 200 milionë euro për të sjellë në Premier League Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong nga Bayer Leverkusen. Me një investim të tillë është e vështirë që City të synojë edhe Cambiaso-n, të cilin Juventusi e vlerëson midis 70 dhe 80 milionë euro.
Deklarata e agjentit të Cambiaso-s, Giovanni Bia
"Juventusi do të shpjegojë gjithçka që ka ndodhur, por unë ju them se gjithçka që është publikuar në gazeta për këtë çështje është e vërtetë. Është e vërtetë që Guardiola e donte," – deklaroi menaxheri i njohur për ‘Kiss Kiss Napoli’.
Thiago Motta i lumtur për qëndrimin e ish-lojtarit të Bolognas
"Jemi të lumtur dhe jam i lumtur për të që ka mbetur te Juventusi. Mendoj se ai gjithmonë ka dashur të qëndrojë te Juvja. Nesër nuk do të jetë i pranishëm, ashtu siç nuk do të jenë as Gleison dhe Juan. Shpresojmë ta kemi përsëri sa më shpejt që të jetë e mundur, që të ndihmojë ekipin 100%," – ka thënë trajneri i Juventusit në konferencën për shtyp para ndeshjes Como-Juventus.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: