Aventura e re e Lewis Hamilton nĂ« F1, kalimi i tij te Ferrari, ka shkaktuar komente tĂ« llojllojshme nĂ« lidhje me atĂ« se si do tâi shkojĂ«. TĂ« gjithĂ« bĂ«jnĂ« parashikime nĂ«se do tâi shkojĂ« mirĂ« apo keq me skuderinĂ« mĂ« tĂ« suksesshme tĂ« "Gran Circo"-s, por qĂ« nuk ka arritur tĂ« fitojĂ« kurorĂ«n e pilotĂ«ve qĂ« nga viti 2007, me Kimi Raikkonen.
Megjithatë, mund të mos jetë askush aq radikal se Bernie Ecclestone, ish-kreu i lartë i Formula 1. Ky lider veteran ishte i prerë kur u pyet për kontratën e tij dyvjeçare me Maranello.
"Ai nuk do të qëndrojë për aq kohë," tha ai për The Telegraph.
Motivimet për transferimin
Eclestone dha arsyet pĂ«r kĂ«tĂ« hipotezĂ«. Ai filloi me mĂ«nyrĂ«n se si ka arritur anglezi nga Mercedesi, ekipi me tĂ« cilin fitoi gjashtĂ« nga shtatĂ« titujt e tij â tjetrin e fitoi me McLaren.
"Piero Ferrari, i cili e ka çuar atje, ende beson se kanë bërë gjënë e duhur. Shpresoj ta kenë bërë këtë. Shpresoj të mos pendohen," tha ai.
TĂ« mos jesh i preferuar
Ecclestone mendon se Hamilton nuk do të jetë numri 1 te Ferrari. "Nuk besoj se Leëis do të ketë të njëjtën vëmendje te Ferrari. Së pari, ekipi është i kënaqur me Charles Leclerc, shoku i tij i skuadrës. Charles flet gjuhën e tij, kështu që do ta kujdesen për të. Edhe nëse Leëisi bën mirë, do të ketë shumë armiq, sepse është i sapoardhuri," tha ai.
Nuk është mosha
Disa nga ata që nuk presin shumë nga britaniku në ekipin italian, bazohen te 40 vitet e tij. Megjithatë, Bernie sheh probleme të tjera.
"Kam teorinë time për këtë. Nuk është çështje e moshës së pilotëve, por sa kohë ata kanë bërë të njëjtën gjë," filloi ai. "Kam menduar për Leëisin: 'Po lodhet. Ka humbur motivimin'. Nëse nuk do të kishte fituar ndonjë kampionat botëror, mund të ishte ndryshe, sepse atëherë do të kishte një shtysë për ta fituar një, por ai ka fituar shtatë," shtoi ai.
Marrëdhënia e ftohtë
Raporti i Hamilton dhe Ecclestone ka ndryshuar gjatë viteve. Kur Leëis debatoi në F1 në vitin 2007, kur ende drejtonte Bernie, ai merrte lavdërime të vazhdueshme nga kreu suprem. Kjo ka vazhduar për disa vjet, por piloti nga Stevenage ka qenë kritik për disa deklarata të drejtorit. Siç ishte kur ai tha: "Të zinjtë janë më racista se të bardhët." Piloti e quajti këtë frazë si "një koment të pasjellshëm".
Më vonë, drejtori mori pozita pro Max Verstappen dhe Red Bullit në Abudhabi 2021, ku Hamilton humbi mundësinë për titullin e tij të tetë. Që atëherë, Bernie ka qenë gjithmonë një mbështetës i madh i holandezit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: