Zlatan Ibrahimovic, këshilltar i lartë te RedBird, foli për mikrofonët e DAZN pak minuta para ndeshjes ndaj Empolit:
"Sot rezultati është shumë i rëndësishëm, duhet të vazhdojmë të fitojmë për t’u ngjitur në renditje, është thelbësore."
Si bindet një lojtar të bëjë një punë të caktuar?
Varet nga trajneri që ke, futbolli modern sot është kështu. Ke karaktere të ndryshme te lojtarët dhe duhet të nxjerrësh maksimumin prej tyre. Nuk ka rëndësi aspekti individual, por ai kolektiv.
A ishin ushtrimet si lojtar të mërzitshme?
Janë pjesë e lojës, duhet të sulmosh dhe të mbrohesh, sidomos në ndeshje të vështira. Në ndeshjet ku dominon më shumë, duhet të mbrohesh më pak.
Çfarë ju bindi për Gimenez?
Ne besojmë shumë tek ai, prandaj kemi bërë një investim të madh. Duhet ta ndihmojmë të rritet. Nëse shikon statistikat e tij, është një sulmues i fortë brenda zonës. Kundër Romës dha dy asistime, pra ndihmon skuadrën edhe në mënyra të tjera, jo vetëm duke shënuar gola. Ka ende hapësirë për përmirësim, e rëndësishme është të jetë mirë. Për një të huaj që vjen në Itali nuk është e lehtë, ndaj është edhe përgjegjësia jonë ta ndihmojmë të ndihet mirë dhe të luajë mirë futboll.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: