Dortmundi ka harruar të fitojë në shtëpi, mposhtet nga Stuttgarti

Dortmundi ka harruar të fitojë në shtëpi, mposhtet nga Stuttgarti

17:43, 08/02/2025

 

Stuttgart-i u dha një goditje tjetër shpresave të Borussia Dortmundit për kualifikim në Evropë, duke e mposhtur 2-1 në ‘Signal Iduna Park’ dhe duke i shkaktuar humbjen e pestë radhazi në përballjet direkte për herë të parë në historinë e Bundesligës.

Pjesa e parë ishte e luftuar, me Dortmundin që krijoi disa raste të mira me Bensebaini dhe Adeyemi, ndërsa Stuttgarti pati një gol të anuluar për pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë, miqtë kaluan në epërsi kur Waldemar Anton shënoi një autogol pas një krosimi nga Führich. Pak minuta më vonë, Chabot dyfishoi avantazhin me një goditje të saktë me të majtën.

Dortmundi u përpoq të rikthehej, me Jamie Gittens që iu afrua golit, por portieri Nübel bëri disa pritje vendimtare. Brandt ngushtoi diferencën pas një kombinimi me Pascal Groß, duke ndezur shpresat për barazim, por kartoni i dytë i verdhë për Ryerson në fund i la vendasit me një lojtar më pak dhe pa mundësi për të marrë një pikë.

Kjo ishte humbja e tetë sezonale për Dortmundin, i cili mbetet në vendin e 11-të, ndërsa Stuttgarti ngjitet përkohësisht në vendin e katërt.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco