Guardiola, për blerjen 60-milionëshe: Është i fortë, e njoh që kur ishte tek akademia e Barcelonës

Guardiola, për blerjen 60-milionëshe: Është i fortë, e njoh që kur ishte tek akademia e Barcelonës

15:45, 07/02/2025

Në prag të raundit të katërt të FA Cup-it ndaj Leyton Orient, Pep Guardiola, trajneri i Manchester City-t, foli në konferencën për shtypin për disa tema:

"Do të krijojnë probleme? Po, sigurisht. Ne gjithmonë kemi pasur probleme në transfertë në këtë kompeticion, FA Cup apo Carabao Cup ndaj ekipeve të Championship-it, League One apo edhe League Tëo. Ne gjithmonë kemi luftuar, jemi të gatshëm për sfidën. Çdo ndeshje është një mundësi e re."

Sa i përket përforcimit të fundit të qytetarëve, për të cilin janë shpenzuar 60 milionë euro (Nico Gonzalez nga Porto), Guardiola tha:

"Është shumë i rëndësishme! Është një pozicion në të cilin ishim të dobët pas mungesës së Rodri-t. Është një lojtar i ri, 23 vjeç, mund të luajë si numër gjashtë ashtu dhe si numër tetë, më shumë në zonat e ndërmjetme. Ka trup, është një djalë i fortë, e njoh nga akademia e Barcelonës dhe babai i tij punonte këtu. Jam shumë i lumtur për angazhimin e klubit për ta sjellë këtu për vitet e ardhshme," tha trajneri spanjoll.

Nico Gonzalez, së bashku me Marmoush dhe Khusanov, është përfshirë në listën e playoff-it të Champions League për dy ndeshjet e planifikuara ndaj Real Madridit më 11 dhe 19 shkurt.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco