Barcelona e mbyll që në pjesën e parë kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit përballë Valencias, në ‘Mestalla’. Skuadra e Hansi Flick u shfaq si uragan, duke shënuar plot katër herë në fraksionin hapës.
E zhbllokoi takimin që në minutën e tretë Ferran Torres, me mbrojtjen vendëse që çahet në qendër.
Në të 17-tën minutë, i njëjti autor thelloi epërsinë në 2-0, për të ardhur më pas te goli i tretë i realizuar nga Fermin Lopez, që gjithashtu i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes, duke shmangur madje edhe portierin.
Pa u mbushur gjysmë ore lojë, Ferran Torres sigloi tregolëshin personal, me mbrojtjen e Valencias që lë për të dëshiruar.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: