Elseid Hysaj përfshihet në listën e Lazios dorëzuar UEEA-s për kompeticionet evropiane, me ekipin bardheklatër pjesëmarrës në Europa League. Edhe pse në ndeshjen e fundit të Lazios Hysaj pësoi një dëmtim serioz që do ta mbajë jashtë fushave për të paktën një muaj, mbrojtësi shqiptar është tashmë konsiderohet i dobishëm në projektin e trajnerit Baroni.
Shkodrani është kthyer në listë edhe në ndeshjet e Serisë A, ku tashmë ka një rol protagonisti.
Për ndeshjet e UEFA-s Baroni ka llogaritur edhe blerjet e fundit, Reda Belahyane e Oliver Provstgaard, ndërsa Luca Pellegrini nuk do të mund të luajë as në kampionat, as në Europë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: