Një etapë e re në Premier League për Willian Borges da Silva. Sulmuesi brazilian rikthehet te klubi i tij i fundit në Angli: Fulhami ka njoftuar firmosjen e kontratës me 36-vjeçarin deri në fund të sezonit, pasi ai ishte liruar nga Olympiacos më 30 dhjetor.
"Jam vërtet i lumtur që jam rikthyer këtu," tha Ëillian. "Mendoj se është një mundësi e shkëlqyer të luaj përsëri për këtë klub dhe jam i motivuar të zbres në fushë dhe të bëj mirë. Jam i lumtur, dhe gjithashtu familja ime është e lumtur që është rikthyer. Mendoj se mund të bëjmë gjëra të mira deri në fund të sezonit, mezi pres të filloj punën me shokët e skuadrës."
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: