Pedri është tashmë një nga ‘yjet’ e futbollit botëror. Pas një periudhe vështirësie për shkak të disa dëmtimeve të shumta, mesfushori spanjoll është rikthyer të jetë një lojtar kyç për Barcelonën e Hansi Flick dhe po kalon një moment forme të jashtëzakonshme. Së fundmi, katalanasit i kanë rinovuar kontratën dhe ka pasur shumë vlerësime për të.
Elozhet e Boban-it për Pedrin
I fundit që u është bashkuar vlerësimeve për Pedrin është një legjendë e futbollit, Zvonimir Boban. Në një intervistë për SER Catalunya, ai e ka cilësuar si mesfushorin e tij të preferuar:
"Pedri është unik. Merr gjithmonë iniciativa të mëdha, më pëlqen shumë. Është i vetmi që ka guximin të rrezikojë pak në lojë në mesfushë," – tha ish-lojtari i Milanit.
Boban gjithashtu ka lavdëruar bashkëkombësin e tij, Luka Modric, duke e cilësuar si "një futbollist fantastik, shumë elegant" dhe ka zbuluar se në të kaluarën i kishte këshilluar të nënshkruante për Barcelonën, por pa sukses.
Mbrojtja e VAR-it dhe kritikat ndaj Real Madridit
Ish-krahu i djathtë i Infantinos në FIFA dhe i Ceferinit në UEFA ka qenë një nga promovuesit kryesorë të VAR-it dhe vazhdon ta mbrojë këtë sistem, duke pohuar se teknologjia ka "shpëtuar futbollin" pasi gabimet arbitrale – dhe për rrjedhojë padrejtësitë – janë reduktuar ndjeshëm.
Pikërisht për këtë arsye, ai nuk e mbështet qëndrimin e Real Madridit, me të cilin është në mosmarrëveshje edhe për projektin e Superligës, të cilën e konsideron "një utopi".
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: