Në minutën e 16-të zhbllokohet çerekfinalja e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Romës me golin e Tammy Abraham, i cili është në huazim pikërisht nga verdhekuqtë.
Aksioni nisi nga një goditje nga jashtë zone e Reijnders, e devijuar nga Svilar. Topi përfundoi te Theo, i cili kroson në qendër dhe gjen sulmuesin anglez, i cili godet me kokë dhe e lë të pafuqishëm portierin kundërshtar. Abraham përmbahet në festimin e golit.
Sërish Tammy Abraham! Aksion i shpejtë në kundërsulm nga skuadra e Conceiçao-s, me Theo Hernandez që dhuron një tjetër asist për qendërsulmuesin. Abraham e kontrollon topin në qendër të zonës dhe mposht Svilarin me një goditje precize me të djathtën, duke shmangur daljen e portierit.
Kuqezinjtë tani janë në epërsi me dy gola në çerekfinalen e Kupës së Italisë!
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: