Asnjë rinovim apo shitje në janar, tre ‘yje’ do largohen si kampionë nga Liverpooli në fund të sezonit

Asnjë rinovim apo shitje në janar, tre ‘yje’ do largohen si kampionë nga Liverpooli në fund të sezonit

13:51, 04/02/2025

Merkato e janarit te Liverpool ishte shumë e qetë edhe pse pati mjaft zëra, sidomos në lidhje me tri lojtarët kryesorë: Mohamed Salah, Trent Alexander-Arnold dhe Virgil van Dijk, që u skadon kontrata në fund të këtij sezoni.

Por asgjë nuk ndodhi. Kontratat e tyre nuk u rinovuan dhe nuk u larguan te ndonjë skuadër tjetër edhe pse kanë mjaft kërkesa. Tashmë ideja e të tri lojtarëve është e qartë: Do të largohen nga Liverpool në fund të sezonit nëse arrijnë titullin e Premier League.

Të tri do të largohen si lojtarë të lirë, pasi kontrata u skadon më 30 qershor. Mediat britanike konfirmojnë se lojtarët kanë refuzuar ofertat e bëra nga klubi, duke preferuar të largohen dhe këtë gjë duan ta bëjnë me kokën lart, me një titull kampion.

“Kur Liverpool fitoi titullin herën e fundit ishte periudha e Covid. Nuk është njësoj si sot, pasi atëherë askush nuk ishte aty. Të gjithë atje duan që Liverpool ta fitojë atë përsëri para tifozëve të tyre”, shkruajnë mediat britanike.

Liverpool ndodhet 6 pikë para Arsenal në renditje dhe me një ndeshje më pak, atë ndaj Everton që do ta luajë të mërkurën. Në rast se fiton, diferenca do të shkojë në 9 pikë, shumë për t’u menaxhuar me kujdes deri në fund.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco