Tani është zyrtare, sulmuesi meksikan vishet kuqezi

Tani është zyrtare, sulmuesi meksikan vishet kuqezi

16:08, 03/02/2025

Milani ka zyrtarizuar afrimin e Santiago Gimenez:

"AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka siguruar përfundimisht shërbimet sportive të futbollistit Santiago Tomás Gimenez nga Feyenoordi i Rotterdamit.” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit kuqezi. Sulmuesi meksikan ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2029.

I lindur në Buenos Aires (Argjentinë) më 18 prill 2001, ai u rrit në akademinë e Cruz Azul, me të cilën debutoi në ekipin e parë në gusht 2017, duke grumbulluar 105 paraqitje dhe 21 gola, si dhe duke fituar një Kupë dhe një Superkupë të Meksikës. Në verën e vitit 2022 u transferua te Feyenoord-i, ku regjistroi 105 paraqitje dhe 65 gola, duke fituar një kampionat holandez, një Kupë dhe një Superkupë të Holandës.

Santiago debutoi me Kombëtaren e Meksikës në tetor 2021 dhe deri tani numëron 32 paraqitje dhe 4 gola. Gimenez do të veshë fanellën kuqezi me numrin 7."

Meksikani zëvendëson kështu Álvaro Moratën, i cili është transferuar te Galatasaray, dhe pritet të bëhet sulmuesi titullar nën drejtimin e Conceição-s. Feyenoordi do të përfitojë 32 milionë euro plus 3 milionë bonuse, ndërsa lojtari do të marrë një pagë mbi 2 milionë euro në sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco