Sulmuesi shqiptar transferohet te Hanoveri

Sulmuesi shqiptar transferohet te Hanoveri

22:34, 02/02/2025

Valmir Sulejmani, sulmuesi i cili është aktivizuar 1 ndeshje me Shqipërinë U21, do të luajë për ekipin e dytë të Hanover 96 në Bundesliga 3.

Pas një periudhe stërvitore me skuadrën e Daniel Stendel në fund të vitit të kaluar, 29-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit.

Ish-profesionisti i Hanover 96 ka qenë pa klub që nga vera e vitit 2024, pasi luajti për 1860 Mynih.

Skuadra e fundit e Sulejmanit ishte pikërisht 1860 Mynih, ai tani synon që të bëj mirë me ekipin e dytë të Hanoverit, por që mund të luaj edhe në Bundesliga 2 tek ekipi i parë nëse skuadra ka probleme me lëndime ose kartonë të futbollistëve në repartin ofensiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco