Ronaldo sqaron marrëdhënien që ka pasur me Messin dhe deklaron: Rekordet tona vështirë të arrihen

Ronaldo sqaron marrëdhënien që ka pasur me Messin dhe deklaron: Rekordet tona vështirë të arrihen

21:14, 02/02/2025

Cristiano Ronaldo nuk heziton të përmendë emrin Leo Messit, rivali i tij më i madh në historinë e thuajse dy dekadave futboll në Europë.

Që të dy së bashku kanë fituar kampionate në Spanjë, Angli, Itali dhe Francë, teksa kanë fituar edhe me kombëtaret përkatëse, me Ronaldon që u shpall fitues i Kampionatit Evropian, ndërsa Messi i Kupës së Amerikës Latine dhe Botërorit.

Në një intervistë për “La Sexta”, Ronaldo sqaroi se ai asnjëherë nuk ka pasur probleme me Messin, pavarësisht debateve të shumta nga tifozët e të dyve.

“Unë kurrë nuk kam pasur një marrëdhënie të keqe me Messin, përkundrazi”, ka thënë Ronaldo.

Kur u pyet nëse bota do të sheh ndonjëherë ndonjë lojtar profesionist që arrin shifrat e Messit dhe Ronaldos, portugezi tha se kjo është pak e mundur.

“Shpresoj që po, do të ishte e mirë për futbollin, por mendoj se ka pak gjasa”, përfundoi ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco