Danimarka shpallet kampione e botës për herë të katërt radhazi në hendboll

Danimarka shpallet kampione e botës për herë të katërt radhazi në hendboll

20:53, 02/02/2025

Danimarka e ka vazhduar dominimin e plotë në Kampionatin Botëror të hendbollit, duke mposhtur Kroacinë në finale

Danezët e jashtëzakonshëm të dielën mbrëma e siguruan titullin e katërt rresht të botës, duke triumfuar  në finale të Kampionatit Botëror 2025, me rezultatin 32-26.

Finalja u zhvillua në “Unity Arena” (Oslo) të Norvegjisë në një atmosferë të shkëlqyer. 

Lojtarët e Danimarkës kanë dominuar nga fillimi e deri në fund. Në portë i hatashëm ishte Emil Nielsen, ndërsa mbrojtja po ashtu ishte shumë e lëvizshme dhe shumë e fortë. 

Ndërkohë edhe sulmi i danezëve ka funksionuar gati në mënyrë të përkryer.

Kroatët sërish u shfaqën luftarakë, por që nuk u mjaftoi në finale.

Për Kroacinë është sukses i madh edhe arritja në finale të Kampionatit Botëror.

Danimarka është pa humbje në Kampionat Botëror që nga viti 2017. 

Botërorin e parë e fitoi në vitin 2019. Kampione ishte edhe në vitet 2021 e 2023. 

Medaljen e bronztë e fitoi Franca, që fitoi 35-34 ndaj Portugalisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco