Arsenali ka mposhtur Manchester Cityn me rezultatin 5-1. Një tronditje për djemtë e Guardiolës, që i thonë lamtumirë titullit kampion dhe për më tepër rrezikojnë zonën Champions.
Goli i Odegard në minutën e dytë tregoi se do të ishte dita e Arsenalit.
Dhe pse Haland barazoi në pjesën e dytë, avantazhi u rikthye menjëherë te vendasit me anë të Partej. Ky i fundit u bë viral me festimin që përdor Haland.
Tre gola të tjerë pasuan më pas te vendasit. Skuadra e Artetës i dha leksione kundërshtarëve.
Arsenali mban vendin e dytë me 6 pikë më pak se Liverpul, por dhe një ndeshje më tepër të luajtur.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: