Kryhet transferimi më i bujshëm i historisë së NBA-së

Kryhet transferimi më i bujshëm i historisë së NBA-së

16:37, 02/02/2025

Fansat e NBA janë zgjuar me një lajm të papritur, teksa kanë mësuar se në fshehtësi të plotë, është kryer ai që po cilësohet si transferimi më i bujshëm në historinë e këtij sporti.

Gjatë natës, është arritur një akord për kalimin e Luka Donçiç te Los Anxhelos Lejkërs, ndërsa Entoni Dejvis, bëhet pjesë e Dallas Maveriks.

Shkëmbimi përfshin tre skuadra pasi Lejkërs kanë kaluar Entoni Dejvis, Maks Kristi dhe një zgjedhje të raundit të parë të draftit në vitin 2029 te Maveriks, në këmbim të Donçiç, Maks Kleber dhe Markif Morris.

Ndërkohë, Utah Xhez merr Xhalen Hud-Shifino nga Lejkërs, një zgjedhje të raundit të dytë në draft nga Lejkërs, dhe një të tillë edhe nga Maveriks.

Marrëveshja ka qenë absolutisht e fshehtë, asnjë nga lojtarët nuk ishte në dijeni të asaj që po ndodhte dhe pakkush priste që të kryhej një transferim i tillë, duke ditur lidhjen që ka LeBron Xhejms me Dejvis, apo edhe faktin që Donçiç ishte imazhi i Maveriks.

Por në NBA transferimet vendosen nga klubet, me apo pa dëshirën e lojtarëve, ndaj gjithçka është kryer pa marrë opinionin e tyre.

Tani mbetet të shihet si do të funksionojë ky ndryshim skuadrash, por në këtë mënyrë, parashikohet që Lejkërs të kenë gjetur basketbollistin i cili do të jetë imazhi i ri i skuadrës pas largimit të Xhejms nga ky sport.

Kurse Maveriks, do të bashkojnë Dejvis me Kajri Irving, duke u kthyer menjëherë në pretendentë për titull.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco