La Liga/ Barcelonës i mjafton një gol i Levandovskit për t’ju afruar Realit kryesues

La Liga/ Barcelonës i mjafton një gol i Levandovskit për t’ju afruar Realit kryesues

16:22, 02/02/2025

Një gol i Robert Levandovskit i ka mjaftuar Barcelonës për të siguruar tre pikë të rëndësishme që e afrojnë përsëri me kreun e renditjes së La Liga, duke përfituar nga hapi i gabuar i Real Madrid një natë më parë.

Skuadra katalanase përballej sot me Alavesh duke ditur se mund të shkurtonte diferencën me skuadrën e drejtuar nga Karlo Ançeloti e cila u mund nga Espanjoli.

Dhe katalanasit nuk gabuan, duke marrë tre pikë falë golit të polakut në pjesën e dytë, teksa shpërdoruan edhe raste të tjera.

Kësisoj, tani Barça është vetëm 4 pikë pas Realit, duke ringjallur shpresën se mund të ndalë “Los Blancos” drejt trofeut të radhës në një garë ku dukeshin të pakapshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco