Zalewski është në Milano, Interi tani në garë me kohën për ta pasur në derbi

Zalewski është në Milano, Interi tani në garë me kohën për ta pasur në derbi

21:31, 01/02/2025

Inter nw garë me kohën për të mundësuar që Nicola Zalewski të jetë në dispozicion të Simone Inzaghit për derbin e Milanos. Lojtari, i cili do të merret nga zikaltrit në huazim nga Roma, ka mbërritur në Milano rreth orës 21:00 pa dhënë asnjë deklaratë për mediet. Për të qenë të paktën në stol për ndeshjen ndaj Milanit, lojtari duhet të regjistrohet deri në mesnatë: e vështirë, por e mundshme.

Shumë njerëz janë pyetur pse Zalewski mund të luajë që nesër, ndërsa blerja më e fundit e Milanit, Santiago Gimenez, jo. I lindur në vitin 2002, Zalewski mund të përfitojë nga rregullorja që lejon lojtarët nën 23 vjeç të luajnë pa u përfshirë në listën e lojtarëve të kategorisë "Over". Situata është ndryshe për Gimenez, i lindur në vitin 2001, i cili hyn në kategorinë "Over" dhe duhej të ishte regjistruar deri në orën 12:00 të së shtunës për t'u thirrur.

Kështu, ndonëse Gimenez është tashmë në Milano dhe ka përfunduar transferimin, ai nuk mund të jetë në dispozicion nesër, ndërsa Zalewski mund të jetë në fushë ose në stol nëse regjistrimi përfundon sonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco