E ardhmja e Donnarumma-s në Angli? Po shqyrtohet mundësia City

E ardhmja e Donnarumma-s në Angli? Po shqyrtohet mundësia City

21:07, 01/02/2025

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Manchester City po konsideron mundësinë e transferimit të Gianluigi Donnarumma-s. Kjo çështje është bërë e nxehtë kohët e fundit, pasi duket se portieri i Paris Saint-Germain është në prag të largimit nga francezët.

I ardhur në vitin 2021, edhe pse ka shprehur dëshirën për të qëndruar te PSG, Donnarumma nuk ka pasur zhvillime për rinovimin e kontratës e cila skadon në vitin 2026.

Në Francë, tashmë flitet për Lucas Chevalier nga Lille, si dhe për Matvej Safonov, i cili u transferua nga Krasnodar verën e kaluar për 20 milionë euro.

Manchester City mund të jetë një opsion për Donnarumma-n, pasi klubi anglez ka mundësinë financiare për të paguar pagën prej 10 milionë eurosh neto në vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco