Paris Saint-Germain mposhti Brestin 5-2 në Ligue 1, me një tregolësh të Ousmane Dembélé, vetëm një ditë pasi mësoi se do të përballet me të njëjtin ekip në play-off-in e Champions League.
PSG dominoi ndeshjen, por fillimisht humbi disa raste me Dembélé, Kvaratskhelia dhe Barcola. Megjithatë, në minutën e 29-të, Barcola asistoi për Dembélé, i cili shënoi golin e parë. Donnarumma bëri pritje të rëndësishme për të mbajtur avantazhin, por pas pushimit, Bresti barazoi me një gol të Romain Del Castillo.
PSG reagoi shpejt, me Dembélé që shënoi dy herë brenda gjashtë minutash, duke kompletuar ‘hat-trick’-un dhe duke u ngjitur në krye të listës së golashënuesve në Ligue 1.
Bresti ngushtoi diferencën me një gol të Ludovic Ajorque dhe kishte raste të tjera, por PSG vulosi fitoren me golat e Gonçalo Ramos në fundin e ndeshjes.
Me këtë fitore, PSG thellon avantazhin në krye të Ligue 1 me 13 pikë, ndërsa Brest pëson humbjen e dytë radhazi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: