Një rikthim në shenjë të legjendës Pelé. Santos ribashkohet me një nga djemtë e tij të preferuar: pas disa ditësh pritjeje, erdhi njoftimi i shumpritur për angazhimin e Neymar Junior.
Braziliani shpjegoi në një video arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim:
"Arrita te Santos-i kur isha fëmijë, plot me ëndrra. Vila Belmiro më priti, aty u rrita dhe isha i lumtur. Santos më bëri të njoh botën, por zemra ime nuk ka pushuar kurrë së qeni bardhezi. E kujtoj çdo eksperiencë të kaluar këtu, çdo moment. Një kujtim i gjallë, i lumtur dhe i përjetshëm. Një kujtim që tani dua ta jetoj përsëri me ju, si gjithmonë.
I dashur Pelé, froni dhe kurora do të jenë gjithmonë të tutë, sepse je i përjetshëm. Do të ishte nder të vishja numrin 10, fanellën e shenjtë që ka kaq shumë kuptim për Santos-in dhe për botën. Premtoj të bëj gjithçka që është në fuqinë time për të vazhduar të nderoj trashëgiminë tënde. Kisha thënë: 'Po iki, por do të kthehem'. E mbani mend? Princi është kthyer."
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: